Themelohet shkolla e futbollit në Ferizaj, Aliu takon gjeneratën më të re të saj

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se është themeluar shkolla e futbolit “athletic Club” brenda kësaj komune.

Ai e ka quajtur sukses për rininë që ka pasionin sportin teksa përmendi dy futbollistët ferizajas Genc Ratkoceri dhe Bujar Shabani.

“Athletic Club” është një sukses i ri në sportin ferizajas, me themelimin që i bën kësaj shkolle të futbollit, futbollistët ferizajas Genc Ratkoceri dhe Bujar Shabani, të cilët me vlerat e tyre sportive kanë grumbulluar vlera të mirënjohura të futbollit ferizajas në drejtimin e kësaj shkolle futbolli, duke i bartur vlerat e zhvilluar talentin e dhjetëra të rinjve, fëmijëve që tashmë janë pjesë e skuadrës e cila së fundmi në turneun e organizuar Bazeli Cup 2024, grupmosha U9 u shpallën fitues të turneut. Kënaqësi e veçantë që të ndajmë me gjeneratën e re, biseda mbi pasionin, ëndrrat e futbollit, që me përkushtimin e tyre, disiplinën e dëshmuar janë yjet në ngjitje të futbollit ferizajas e më gjerë”, ka shkruajtur Aliu në postimin e tij.

Të ngjashme