Një mashkull është arrestuar pasi më 11 maj në ora 23:15 në fshatin Gllogoc ka therur një person.
Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.