Theret me thikë një 16 vjeçar në Prishtinë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 01:08 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 23 ka ndodhur një incident midis disa të rinjve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur me thikë një person, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i cili është therur me thikë është i moshës 16 vjeç dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull), 16 vjeç ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar në tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti.

Të ngjashme