Theret me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se është arrestuar personi i cili dyshohet se e ka shkaktuar vepren.

“Mbrëmë rreth orës 21:40 policia ka pranuar informatën se në urgjencën e spitalit të Pejës gjendet një person i cili dyshohet se ka marrë plagë trupore nga një mjet i mprehtë. Sipas ekipit mjekësor personi është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadri Kelmendi””.

Të ngjashme