Theret për vdekje një person në Dragash

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Sipas informacioneve zyrtare, si pasojë e përleshjes viktima mashkull shtetas i Kosovës ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërkohë, i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës është në arrati dhe është duke u kërkuar nga organet e rendit.

Policia dhe prokuroria kompetente janë duke hetuar rrethanat e rastit.

Të ngjashme