Thirr policinë se dëgjoi shpërthim në veri të Mitrovicës, del se ishte i dehur

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Një burrë i dehur ka raportuar rrejshëm në polici se ka pasë një shpërthim në veri të Mitrovicës.

Ai derisa kishte qenë në vendin e punës si sigurim fizik ka thënë se kishte dëgjuar një shpërthim.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar. Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar.

Punëtori ishte dërguar në stacion policor të cilit ju ka bërë testi për alkool dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil.

Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejtur diçka të dyshuar.

Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme