Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, Jelena Miliq, i ka thënë “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe se protestat e opozitës në Serbi po mbahen në një moment të papërshtatshëm.
Sipas saj, ato po mbahen kur nuk e kanë kohën, meqë vendi ndodhet para finalizimit të begociatave me Prishtinën, të cilat duhet të përfundojnë sa më parë, në interesin e sigurisë së të gjithë rajonit dhe se në këtë moment duhet të ketë përparësi, raportojnë mediat e Beogradi.
Ajo i ka thënë “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe se protestat kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dobësojnë pozicionet e Beogradit, ndonëse në këtë moment duket sikur Prishtina po humb mbështetjen.
Miliq ka rikujtuar se pikërisht për shkak të taksës ndaj produkteve nga Serbia, SHBA ia ka tërhequr vërejtjen Prishtinës me faktin se një zyrtar i lartë i saj nuk do të marrë pjesë në shënimin e shpalljes së. siç e ka cilësuar ajo, njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Siç është shprehur ajo, mosardhja e zyrtarit amerikan është mesazhi më aksplicit i administratës së SHBA për Prishtinën në lidhje me “vendimin e pakuptimtë që të vendosë taksë ndaj produkteve të Serbisë e të BeH”.
Sipas saj Kosova po përballet me probleme të brendshme.
Jelena Miliq ka thënë se “sipas modelit të marrëveshjes midis Maqedonisë e Greqisë do të duhej të merreshin vesh edhe Beogradi e Prishtina, që të dy palët të humbin nga diçka, në mënyrë që njëkohësisht edhe të fitojnë diçka”.