Njoftohen fermerët e komunës së Rahovecit se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2019, ka paraparë që të bëjë ndërtimin e Serrave me participim për kultivuesit e perimeve.
Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë fermerët e komunës së Rahovecit që i përmbushin kriteret e parapara si:
Të jetë (fermer ose fermere) – kultivues i perimeve ( i regjistruar ne programin EFR),
Të jetë i gatshëm – e gatshme të nënshkruaj marrëveshjen me kushtet e përcaktuara nga Komuna e Rahovecit,
Të jetë i gatshëm të kryej participimin prej 20%,
Përfituesit e viteve të kaluara do të jenë të ranguar në shkallën e dytë.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Lista poseduese e tokës – certifikata e pronësisë,
Kopja e planit të parcelës ku do të vendoset Serra,
Kopja e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës,
Dëshminë mbi pagesën e tatimit në pronë.
Përzgjedhjen do ta bëjë komisioni i formuar pas mbylljes së afatit të aplikimit dhe do të formohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit.
Informatat dhe data e Aplikimit:
Aplikimin fermerët mund ta bëjnë në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Afati i aplikimit fillon prej datës 23 shtator 2019 deri me datën 11 tetor 2019 .
Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/09/Thirrje-per-aplikim-nga-DBPZhR-per-fermer-per-nd%C3%83%C2%ABrtimin-e-serra-me-participim-per-kultivuesit-e-perimeve.pdf, mund të gjeni informata më në detaje lidhur me thirrjen .