Thyhen xhamat e mbikalimit te “Rrethi”, ndërhyjnë zjarrfikësit (Video)

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 19:51 | Nga

Zjarrfikësit kanë intervenuar në pasditen e së enjtes, pas lëvizjes së një pjese të xhamave të mbikalimit te “Rrethi”, pranë QKUK-së, në Prishtinë.

Shefi i ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve, Bajram Rexhepi, ka thënë se për shkak të vjetërsisë së bulonave dhe presionit të vazhdueshëm nga era, tek një pjesë e xhamave të mbikalimit është vërejtur lëvizje.

Zjarrfikësit kanë siguruar zonën, ndërsa sipas Rexhepit ata tashmë kanë bërë vlerësim të gjendjes, dhe bashkë me inspeksionin e Komunës së Prishtinës do ta zgjedhin problemin brenda ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme