Thyhet lokali në Prishtinë, kamerat filmojnë të dyshuarit

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 09:32 | Nga

Dy herë brenda një kohë të shkurtër është sulmuar një lokal në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë.

Gjatë natës së kaluar persona të panjohur kanë realizuar një sulm në drejtim të këtij lokali (qebaptore) duke i thyer kështu dritaret.

Sipas pronarit të lokalit, kjo është hera e dytë që brenda një kohë të shkurtër sulmohet prona e tij nga disa persona.

Madje sipas tij, përpos dritareve, në lokal janë thyer edhe disa tavolina teksa herën e kaluar ishte vjedhur edhe një televizor.

Mbrëmë janë parandaluar të marrin diçka nga gjërat që gjendeshin brenda pasi të zotët e lokalit i kanë dëgjuar dhe në momentin e fundit të dyshuarit kanë arritur të arratisen.

Ndërkohë lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët siç merr vesh Indeksonline kanë bërë të ditur se raste të ngjashme janë shkaktuar mbrëmë në disa vende në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme