Thyhet një veturë në Brezovicë, vidhen para të gatshme dhe një pasaportë

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Dy qytetarë kanë raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe me këtë rast i kanë vjedhur para të gatshme dhe një pasaportë.

Kjo është bërë e ditur në raportimin e tyre në polici.

Rasti është nën hetime ndërsa raportohet të ketë ndodhur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

“20.03.2022-11:30.Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer veturën me ç ‘rast i kane vjedhur para të gatshme dhe një pasaportë. Rasti nen hetime.”.

Të ngjashme