Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Panorama Sport raporton se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoord. Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet. […]
Tifozët e Feyenoord e rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Panorama Sport raporton se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoord.
Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.
Siç duket dhe nga pamjet i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

















