Tifozët e Milanit i japin përkrahje ekipit para ndeshjes me Atalantan

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Serie A sot do ta mbyllë sezonin 2020/21 me disa ndeshje mjaft interesante.

Bashkë me Interin, Atalanta e ka siguruar Champions Leaguen, kurse dy vendet e fundit që dërgojnë në garën prestigjioze do të diskutohen mes Milanit, Napolit dhe Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Rosonerët gjenden në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli një pozicion më poshtë. Vendin e pestë e zë Juventusi me 75 pikë.

Milanit dhe Napolit iu nevojitet fitorja për t’u kualifikuar, kurse Juventusit përveç fitores i nevojitet edhe gabimi i njërës nga dy ekipet sonte.Reklamë

Milani e ka sfidën më të vështirë nga të gjithë, pasi i shkon Atalantas. Napoli e pret Veronan, kurse Juventusi do të udhëtojë në Bologna.

Më shumë se 1.000 tifozë të Milanit i përshëndetën Rossonerët me mbërritjen e tyre në Milanello me brohoritje, flamuj dhe duartrokitje përpara përplasjes me Atalantan.

Të ngjashme