Tifozët e Parisit, Vlahovicit: Nëse vjen, do t’i presim tre gishtat

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini është duke synuar transferimin e Dusan Vlahovic, nëse Kylian Mbappe largohet.

Por, transferimi i serbit nuk po mirëpritet nga tifozët parisienë, për shkak të një mesazhi të tij, që kishte bërë gjatë një ndeshje me kombëtaren e Serbisë.

Ai gjatë asaj ndeshje kishte pozuar me dybashkëlojtarë me tre gishtat lartë, duke iu referuar Kosovës.

Për këtë veprim tifozët e Parisit i kanë dërguar një mesazh nëse synon transferimin: “Nëse vjen, do t’i presim tre gishtat”.

Ultrasit e PSG-së paralajmërojnë Vlahovicin

Vlahovic gjatë kësaj vere është duke u kërkuar nga disa skuadra evropiane, pasi Juventusi e ka vënë në shitje.

Të ngjashme