Tifozët e Romës festojnë “si të çmendur” në aeroplan, rrugës për në Tiranë

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Mijëra tifozë të Romës kanë zbarkuar sot në Tiranë, pak orë para ndeshjes finale të Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Ata kanë arritur në tokën shqiptare për ta mbështetur ekipin e zemrës, i cili do ta zhvillojë finalen me Feyenoordin sonte duke filluar nga ora 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

Romakët janë kualifikuar në një finale evropiane për herë të parë pas 31 vjetësh.

Dhe, ky fakt ka mjaftuar që tifozët “Giallorossi” të festonin si të çmendur sot në aeroplan teksa e kishin marrë rrugën ajrore drejt Tiranës.

“Deliri i tifozëve gjatë fluturimit për në Tiranë”, shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Ata do t’ju bashkohen tifozëve të tjerë të Romës që kanë arritur në kryeqytetin shqiptar dje dhe pardje.

Të ngjashme