Tifozët japan e shfaqin flamurin e Kosovës në tribuna

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Benjamin Kololli ka fituar zemrat e tifozëve japan me paraqitjet e tij me skuadrën e Shimizu S-Pulse.

Reprezantuesi i kombëtarës së Kosovës arriti të shënoi në ndeshjen e fundit kur ekipi i tij barazoi 1-1 me Urawa Reds.

E pasi takimi u mbyll Kololli së bashku me shokët e tij shkuan për t’i falënderuar tifozët e ekipit të Shimizu S-Pulse.

E në një fotografi shihet se tifozët japan në tribuna e mbajnë edhe flamurin e Kosovës, madje jo vetëm një por edhe më shumë.

Ky fakt nuk i iku as Benjamin Kolollit i cili e shpërndau fotogrfinë në rrjetet sociale.

Të ngjashme