Tifozëve nuk u pëlqen heshtja e Ronaldos

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 10:06 | Nga

“Ligji i heshtjes” që po zbatohet nga Crisitiano Ronaldo nuk po u pëlqen tifozëve të Real Madridit.

Më 16 qershor, gazeta portugeze ‘A Bola’ publikoi një artikull me dëshirën e Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi, shkaku i problemeve me ligjin spanjoll.

Që nga ajo kohë, Cristiano Ronaldo nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me të ardhmen e tij, duke mbajtur peng tifozët e Real Madridit dhe tifozët e futbollit në mbarë botën.

Në një sondazh të organizuar nga ‘AS’, 76 për qind e votuesve kanë votuar se Ronaldo është i detyruar të thyejë heshtjen dhe të tregojë të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme