“Tjegullorja” në Mitrovicë e mbushur me mbeturina

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 13:24 | Nga

Një grup i të rinjve, në faqen “Tjetërqysh” në Facebook, kanë publikuar disa foto se në çfarë gjendje papastërtie është lumi Lushta dhe lagjja e njohur si “Te Tjegullorja” në Mitrovicë, për çka fajësojnë qytetarët dhe vet Komunën e Mitrovicës.

Në një prononcim për Telegrafin ata thanë se e kanë adresuar këtë problem tek Komuna nga i cili institucion marrin arsyetim se nuk kanë buxhet!

“Pamje vërtet të tmerrshme, të cilat dëshmojnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe neglizhencën e organeve komunale ndaj dëmtimit të hapësirës publike, duke hedhur mbeturina dhe gjësende të tjera. ‘Tjetërqysh’ apelon ndaj qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm dhe ndaj organeve gjegjëse që të intervenojnë lidhur me rastin”, thuhet në postimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme