Tjetër aksident, 4 persona të plagosur, 2 prej tyre dërgohen me urgjencë drejt Tiranës

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 12:41 | Nga

Mesditen e sotme katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident në segmentin e Rrugës së Arbërit në vendin e quajtur Vajkal.
Një makinë Citroen me targa maqedonase SU 324 SB, e cila po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga, dhe si pasojë u plagosën rëndë 4 persona që ndodheshin në makinë.

Shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

Të aksidentuarit ndodhen në apitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme