Tjetër tërmet afër gjirit të Lalzit, 4.5 ballë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.54 ballë ka goditur para pak minutash Shqipërinë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.

Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme