Top 10 vendet më të rrezikshme për t’u vizituar

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 17:27 | Nga

Shumë nga ne nuk e lëshojnë rastin për të pasur një udhëtim në vendet ku ndoshta pak kush ka mundësi ta bëjë.

Por, jo çdo udhëtim mund të jetë i këndshëm për ne. Ka raste që kujtime të këqija mund të na mbesin nga ajo eksperiencë.

Në listën e mëposhtme ju sjellim 10 vendet më të rrezikshme për t’u vizituar:

1)         Ukraina – Këtu kemi një konflikt të armatosur që po vazhdon mes Ukrainës dhe Rusisë. Aty nuk është e pazakontë përfshirja e popullsisë lokale;

2)         Egjipti – Kërcënimi nga grupet terroriste është në rënie, mirëpo ende ekzistojnë mundësi për sulme të reja. Ende nuk është momenti i përshtatshëm për ta vizituar këtë vend;

3)         Hondurasi – ndodhet në Amerikën Qendrore dhe sigurisht ka shumë vende të bukura, që ia vlejnë për t’u parë. Por atje siguria nuk është në nivelin e duhur, sepse numri i krimeve dhe vrasjeve mbeten të larta.

4)         Kenia – është vend ku shumë grupe terroriste kanë shtrirje atje. Shpesh vendi bëhet cak i sulmeve me bomba. Momenti më i keq për të bërë një udhëtim drejt Kenias janë zgjedhjet, ku bëhen shume protesta të dhunshme.

5)         El Salvador – ka bukuritë natyrore që ia vlen t’i shohim, në veçanti malet. Por ka edhe anën e errët të saj, sepse në këtë vend janë bërë shumë krime nga bandat. Po ashtu ka pasur edhe luftëra civile, nga të cilat nuk është rimëkëmbur plotësisht.

6)         Kolumbia – Narcos është filmi që pasqyron gjendjen reale në Kolumbi. Vendi është shkatërruar plotësisht nga bossat e drogës dhe korrupsioni në politikë. Nuk preferohet nisja drejt këtij vendi pa u zgjidhur këto probleme.

7)         Venezuela – Ndryshimi i atmosferës në politikë në Venezuelë është i frikshëm. Ajo ka dështuar në reforma ekonomike dhe tani temat kryesore në këtë vend janë, kriza ekonomike dhe protestat kundër pushtetit.

8)         Jemeni – Si edhe shumë vende tjera në këtë listë, edhe Jemeni është vendi ku veprojnë shumë grupe terroriste. Ato shpesh here marrin peng qytetarë amerikanë dhe nga Evropa.

9)         Nigeria – Keni dëgjuar për grupin “Boko Haram“? Është një grup terrorist që ka shkatërruar vendin për vite me radhë. E mos udhëtimi për atje lidhet me faktin se transporti është i pazhvilluar, dhe jo i besueshëm. Nuk preferohet ky vend!

10)       Pakistani – Qeveria e Pakistanit dhe agjencitë e inteligjencës kanë një histori të gjatë duke  punuar kundër qeverisë amerikane. Vendi është shtëpia e shumë kampeve të trajnimit të grupeve  terroriste, duke përfshirë ISIS dhe grupin taliban.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme