Torres konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Atletico

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 19:23 | Nga

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka treguar se do të largohet nga klubi madrilen sapo që t’i skadojë kontrata këtë verë.

34-vjeçari iu kthye ekipit spanjoll më 2015 pas sezoneve të kaluara te Liverpooli, Chelsea dhe Milani.

Ai nuk ka pasur formën e mirë si në fillim të karrierës, duke realizuar shtatë gola në 34 paraqitje këtë sezon.

“Do të doja të konfirmoj se ky është sezoni im i fundit te klubi. Ndjej se fansat duhet ta dinë, pasi më kanë dhënë shumë dashuri. Edhe klubi edhe unë e dinim se kjo do të vinte”, ka thënë Torres.

Ai ka shtuar se nuk e di ku do të vazhdojë karrierën, por se gjithmonë ka ëndërruar të pensionohet në Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme