Torresi drejt Unitedit

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Premier League. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se interesim për shërbimet e tij, ka shprehur skuadra e Manchester Unitedit.

Madje, thuhet se Unitedi po insiston në transferimin e Torresit gjatë afatit kalimtar të janarit pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes. Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij. 23-vjeçari, këtë edicion ka 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar dy gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme