Një shtëpi është rrënuar gjatë ditës së sotme në rrugën e re transitore që lidh magjistralen Prishtinë dhe Gjakovë. Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. “Në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e […]
Totaj për shtëpinë që e rrënuan në transitin e ri: Banorët do ta kenë më të lehtë qasjen në qytet

Një shtëpi është rrënuar gjatë ditës së sotme në rrugën e re transitore që lidh magjistralen Prishtinë dhe Gjakovë.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë””- ka njoftuar Totaj në Facebook.
Kryetari i Prizrenit shtoi se segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbejë për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet.











