Ekonomia Online
FUNDIT

Tottenham fiton krejt në fund ndaj Juves

Tottenham fiton krejt në fund ndaj Juves

Tottenham Hotspur ka realizuar fitore ndaj Juventusit në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eric Lamela i Spurs realizoi për 0:1 në minutën e 30-të, mirëpo Gonzalo Higuain barazoi në minutën e 56-të. Nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo përmbyi avantazhin në minutën e 60-të kur realizoi […]

Tottenham Hotspur ka realizuar fitore ndaj Juventusit në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eric Lamela i Spurs realizoi për 0:1 në minutën e 30-të, mirëpo Gonzalo Higuain barazoi në minutën e 56-të.

Nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo përmbyi avantazhin në minutën e 60-të kur realizoi për 2:1.

Pesë minuta pas golit të tij, erdhi ai i barazimit nga klubi londinez, kur Lucas shënoi në thellësi të zonës.

Kur u mendua se loja do të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë për finalistin e Ligës së Kampionëve doli Harry Kane i cili shënoi në minutën e tretë të lojës shtesë për t’ia siguruar fitoren Spurs.

Të ngjashme