Trafiku “front” për kosovarët

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 08:43 | Nga

Aksidentet e shumta të komunikacionit janë duke u shndërruar në “poligon” të vdekjes për qytetarët e Kosovës. Shifrat e aksidenteve janë rritur nga viti në vit.

Përveç numrit të madh të aksidenteve me lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, enorm vazhdon të mbetet edhe numri i aksidenteve me fatalitet. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 8 mijë e 285 aksidente trafiku, ku 46 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet duke marrë jetën e 50 personave.

Ajo çka mbetet shqetësuese në pjesën e parë të këtij viti është numri i lartë i aksidenteve krahasuar me vitin paraprak, ku vetëm gjatë muajit qershor, kanë ndodhur 10 aksidente me fatalitet në të cilat e kanë humbur jetën 11 persona.

E, shkaktarët e aksidenteve rrugore janë nga më të ndryshmit, duke filluar nga shpejtësia e madhe, gjendja jo e mirë e rrugëve, e deri te automjetet e vjetruara të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Sipas njohëseve të sigurisë në trafik, këto shifra janë alarmante krahasuar me numrin e popullsisë në vend. Profesori i sigurisë rrugore, Nol Dedaj, ka thënë se numri i viktimave në komunikacion është shqetësues dhe se institucionet duhet të marrin masa preventive në zvogëlimin e aksidenteve në trafik./Zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme