Trafiku Urban rikthen linjat e rregullta nga ora 06:00-22:00

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Trafiku Urban ka njoftuar se pas ndryshimit të lëvizjes së lirë, do të rikthehet edhe orari rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00.

Kjo ndërmarrje u ka bërë thirrje qytetarëve  respektimi e masave  në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve maksimumi  20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit.

“Pas ndryshimit të orarit të lëvizjes së lirë, rikthehet orari i rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00.

Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim

Të ngjashme