Një rast tragjik ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit, ku dyshohet se një person është vrarë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai, ka thënë se vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht dhe se është vrasje mes familjarëve.
“Sot rreth 13:43 policia ka pranuar informacion se në bjeshkën e Strellcit në oborrin e një stani është një person i vrarë. Në këtë fazë dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Është sekuestruar një armë zjarri dhe personi i dyshuar është arrestua”, ka thënë ai.