Trajneri i Bullgarisë e pranon se morën me fat një pikë në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 23:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Bullgarisë, Petar Hubchev, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit A kualifikues për Euro 2020. Sipas tij, Bullgaria ka pasur fat që nuk pësoi humbje nga Kosova.

Pas takimit që u mbyll 1 me 1 ai ka thënë se skuadra e tij ka kryer detyrat siç ishin marrë vesh para ndeshjes.

“Kemi pritur që të jetë një ndeshje e vështirë, madje ka dal më e vështirë se qe e kemi pritur. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuar. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke. Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”, u shpreh Hubchev.

Bullgaria ka arritur të marrë 2 pikë në dy ndeshjet e para në Grupin A dhe renditet në pozitën e dytë.

Të ngjashme