Trajneri i KB Trepçës: Lufta dhe karakteri ishin arsyet e fitores

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Pasi KB Trepça arriti në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, trajneri i këtij ekipi, Lyubomir Minchev, u shpreh i lumtur me rezultatin, duke thënë se lufta dhe karakteri ishin pikat kryesore për arritjen e qëllimit.

I pyetur se cilën nga dy skuadrat e gjysmëfinales së dytë do të dëshironte ta kishte përballë në finale, Minchev tha se të dy skuadrat janë të forta dhe se ndeshja me secilën nga to do të jetë një finale e madhe.

Ndërkohë, trajneri i KB Pejës, Semsettin Bas, u shpreh i pakënaqur me rezultatin dhe tha se rikthimi i Trepçës pas 20 pikëve diferencë, ndodhi për shkak të lëndimeve të shumta të lojtarëve.

Ai po ashtu potencoi mungesën e stërvitjeve në 15 ditët e fundit si shkak për një performancë jo të mirë.

Të ngjashme