Trajneri i njohur e zëvendëson Solskajerin te Man Utd

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i dobët i sezonit te Manchester United, ka nxitur spekulime, duke lëkundur karrigen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili kishte zëvendësuar Jose Mourinhon në dhjetor të vitit të kaluar.

Emri që po përmendet në media për të zëvendësuar Solskajerin, është ai i ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Siç dihet, Allegri ka vendosur të pushojë një vit, pas angazhimeve me Juventusin, teksa e ardhmja e tij lidhej edhe me Barcelonën dhe Real Madridin.

Sipas ‘Tuttosport’, Manchester United e ka zgjedhur Allegrin si emrin e parë potencial për të zëvendësuar norvegjezin, përcjell lajmi.net.

Allegri në të kaluarën është kërkuar edhe nga Chelsea.

Të ngjashme