Trajnerja me rrënjë nga Kosova, Elena Sadiku nominohet për “Topin e Artë”

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm i mbushur me drama lufte, kalvar lëndimesh dhe triumfe në futbollin evropian,

Elena Sadiku, 32-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, ka shkruar historinë duke u bërë trajnerja më e re ndonjëherë (te meshkujt apo femrat) që nominohet për çmimin prestigjioz të “Trajnerit më të Mirë të Vitit” nga “Topi i Artë” (Ballon d’Or).

Lajmin për nominimin e mori krejt papritur në korridorin e klubit, kur një nga ndihmëset e saj i tregoi ekranin e telefonit.

Thyerja e barrierave të moshës nuk është e panjohur për të: dy vjet më parë ajo theu rekordin e Julian Nagelsmannit si trajnerja më e re që udhëheq një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Nominimi i sivjetmë vjen pas suksesit historik me skuadrën suedeze BK Häcken, të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të trofeut të parë në edicionin inaugurues të UEFA Women’s Europa Cup, trofeu i parë evropian i klubit që nga themelimi në vitin 1970.

Suksesi i Sadikut nxjerr në pah edhe një nga sfidat më të mëdha të futbollit të grave, ajo është e vetmja femër në mesin e kandidatëve për këtë çmim, krah emrave si Jonatan Giraldez, Andree Jeglertz, Nils Nielsen dhe Pere Romeu.

Statistikat mbeten shqetësuese, në Kupën e Botës 2023, vetëm 12 nga 32 ekipet drejtoheshin nga gra, teksa studimet flasin për rënie të numrit të trajnereve femra.

Sadiku ngre zërin edhe për nevojën e mbështetjes institucionale për lehoninë:

Fëmijëria e Elenës ishte e mbushur me sakrifica, prindërit e saj u larguan nga Kosova në fillim të viteve të 90-ta për shkak të luftërave në ish-Jugosllavi dhe u vendosën në Gjermani, ku ajo lindi. Familja u kthye në Kosovë kah fundi i asaj dekade, por shpërthimi i luftës së Kosovës i detyroi të shpërnguleshin sërish, këtë herë drejt Suedisë.

 Prindërit e saj, nëna infermiere dhe babai inxhinier, punonin me orë të zgjatura për të ndërtuar një jetë të re nga e para, duke e lënë Elenën të kujdesej për vëllezërit më të vegjël. Aty lindi edhe ndjesia e saj e kujdesit dhe aftësia për të kuptuar e udhëhequr njerëzit rreth vetes.

Në moshën 13-vjeçare ajo e dinte se do të bëhej futbolliste profesioniste, por fati i rezervoi një goditje të pamëshirshme. Në moshën 19-vjeçare pësoi këputjen e parë të ligamentit të kryqëzuar (ACL), duke hapur një rrugëtim të mundimshëm mjekësor.

Të ngjashme