Tre gjigantë nga Premierliga pas Hysajt

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 10:04 | Nga

helsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë duke e ndjekur mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, raportojnë mediat italiane.

According to Sportitalia, Hysaj ka klauzolë lirimi me Napolin në vlerë 50 milionë euro, e cila vlerësohet të jetëlehtesisht e përballueshme për treshen angleze, transmeton Gazeta Express.

Alfredo Pedulla nga Sportitalia ka shpjeguar se agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Mario Giuffredi, është takuar disa herë me Chelsean, skuadër e cila e konsideron 24-vjeçarin si të përkryer për Premierligë.

Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të përballet me konkurrencë nga Unitedi, që është shumë i interesuar për Hysaj, me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Matteo Darmianin në largim.

Ndërkohë, në mesin e të interesuarave është edhe Liverpooli.

Të ngjashme