Tre nga 80 të helmuarit në Han të Elezit kërkuan trajtim në QKUK

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit.

Sipas burimeve të Ekonomia Online brenda QKUK-së, njëri prej tyre është duke marrë akoma trajtim, ndërsa dy prej tyre janë liruar.

Ata dyshohet se u helmuan nga ushqimi, në komunën e Hanit të Elezit. Numri i të helmuarve në total është 80.

LEXO EDHE:

Të ngjashme