Nesër, më 16 korrik do të varroset i riu kosovar, Gent Maksutaj, i cili u vra më 5 korrik në Suedi.
Sipas njoftimit mortor, 19-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Banjë.
I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave kriminale.
Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë.
Policia suedeze e ka cilësuar ngjarjen si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.
