Tre pacientë me Coronavirus, në gjendje kritike në QKUK

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare në Kosovë (QKUK) aktualisht janë të shtruar 49 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Sipas njoftimit të QKUK-së, tre pacientë janë në gjendje kritike, gjashtë janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa gjendja e 40 pacientëve të tjerë është stabile.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste, të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 184, pesë pacientë kanë vdekur, ndërsa 30 janë shëruar.

Nga radhët e komunitetit serb në Kosovë janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Të ngjashme