Tre persona e fusin në një shtëpi të braktisur dhe e rrahin keq një tjetër, ia marrin edhe telefonin

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 13:30 në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se i njëjti bashkë me dy të dyshuar tjerë, kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit e kishin futur viktimën në një shtëpi të braktisur, ku e kishin rrahur dhe më pas nën kërcënim i kanë marrë një telefon.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë, viktimën mashkull kosovar e kanë futur në një shtëpi të braktisur dhe duke e sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim i kanë marr një telefon celular”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme