Tre persona gjenden të vdekur në Rufc të Lipjanit

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit rreth orës 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti, për mediet.

Tutje, ajo tha se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Të ngjashme