Ekonomia Online
FUNDIT

Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në qytetin Kahramanmarash të Turqisë. Sipas mediave turke, zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese 12-katëshe në lagjen Bogaziçi gjatë orëve të mesditës. Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë […]

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në qytetin Kahramanmarash të Turqisë.

Sipas mediave turke, zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese 12-katëshe në lagjen Bogaziçi gjatë orëve të mesditës.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve emergjente, raporton CnnTurk.

Nga zjarri kanë humbur jetën Esra Saltali 45-vjeçare, Muhammed Saltali, 32-vjeçare dhe Abdulgani Saltali, 26-vjeçare.

Ndërkaq, një person tjetër është dërguar në spital për shkak të tymit të shkaktuar nga flakët.

Të ngjashme