Tre persona rrahin burrin e motrës në Mihaliq të Vushtrrisë

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre.

Arsyet e sulmit nuk janë bërë të ditura.

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Mihaliq, Vushtrri 27.08.2021 – 21:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme