Tre të vdekur dhe 325 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Tre pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 325 infektime të reja, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Nga 3109 testime të kryera, janë konfirmuar 130 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnjë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 5333 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid, po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme