Treni godet veturën në Drenas, 6 të lënduar (FOTO)

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 17:57 | Nga

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime, përfshirë dy fëmijë, kur një veturë është goditur nga treni, në afërsi të Drenasit.

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite, në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Vetura “Opel Insignia”, me targa të huaja, është goditur nga treni që po udhëtonte nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës.

Në momentin e aksidentit, në veturë kanë qenë gjashtë persona: shoferi i veturës, tri femra pasagjere dhe dy fëmijë.

Nuk jepen detaje për gjendjen e të lënduarve.

Fotot: Ekonomia Online

Aksident Ekonomia Online (1) Aksident Ekonomia Online (5) Aksident Ekonomia Online (3)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme