Trepça do të ballafaqohet me Vogoshçën e Bosnjë-Hercegovinës në Kupën Evropiane

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Trepça do të takohet me skuadër boshnjake në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që skuadra mitrovicase të përballet me Vogoshçan.

Trepça si fituese e Kupës së Kosovës starton prej raundit të dytë të EHF European Cup.

Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë më 14 apo 15 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Vogoshça më 21 apo 22 tetor.

Të ngjashme