Trepça ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Plantak

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Neven Plantak më nuk është trajner i KB Trepçës. Skuadra nga Mitrovica të enjten zyrtarizoi ndarjen me Plantakun. Ai mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij edicioni por që nuk pati rezultate të mira.

Pas dhjetë xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës në basetboll, Trepça zë vendin e fundit në tabelë me 12 pikë duke regjistruar vetëm dy fitore karshi tri humbjeve.

“KB Trepça në bashkë-koordinim dhe me pajtimin e dy palëve nga sot ka ndërprerë kontratën me trajnerin e skuadrës Neven Plantak. Klubi, tifozët si dhe i gjithë qyteti i Mitrovicës e falënderon përzemërsisht për trajnerin Plantak për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë e treguar edhe në të kaluarën për ti ndihmuar ekipit edhe në sfida e misione shumë të vështira”, thuhet në njoftimin e KB Trepçës.

Plantak edhe në të shkuarën te Trepça, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në vitin 2012. Ai ishte edhe trajner i skuadrës së Rahovecit për një periudhë në edicionin e shkuar.

Të ngjashme