Ekonomia Online
FUNDIT

Tri klube të mëdha evropiane ia mësyjnë Mahrezit

Tri klube të mëdha evropiane ia mësyjnë Mahrezit

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen. Futbollisti algjerian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola për sezoin e ardhshëm. Kampioni anglez është i interesuar për ta blerë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi dhe synon të shesë lojtarë për të bërë para për norvegjezin. E njëri […]

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen.

Futbollisti algjerian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola për sezoin e ardhshëm.

Kampioni anglez është i interesuar për ta blerë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi dhe synon të shesë lojtarë për të bërë para për norvegjezin.

E njëri prej tyre mund të jetë pikërisht 31 vjeçari, ish-futbollist i Leicester Cityt.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur Barcelona, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

Favorit duket se mbetet klubi parisien, i cili ofron më shumë para.

Mahrez e ka shfaqur kualitetin e tij viteve të fundit në “Etihad Stadium” dhe ka qenë lojtar i dobishëm i “Citizens”.

Mirëpo, duket se trajneri spanjoll dëshiron ta freskojë ekipin me prurje të reja gjatë verës që vjen.

Të ngjashme