Tri problemet e mëdha të Kosovës

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 08:16 | Nga

Kosova përballet me tri sfida kryesore gjatë dekadës së dytë të pavarësisë, thuhet në analizën e ekonomisë politike të prodhuar për rishikim nga USAID-i e të përgatitur nga “Management Systems International”, shkruan sot Koha Ditore.

Në krye qëndron mungesa e zhvillimit ekonomik, e cila përcillet me mungesë të prodhimit, ambient të papërshtatshëm për afarizëm dhe shkathtësi joadekuate të forcës punëtore.

Pandëshkueshmëria e elitës së vendit ndaj ndjekjes për vepra të korrupsionit dhe krim është sfida e dytë të cilën e nxjerr ky raport. Abuzimi me pushtetin në Kosovë, sipas tij, tashmë nuk është diçka sekrete. Sistemi gjyqësor në Kosovë vlerësohet se ka dështuar që t’i mbajë përgjegjëse këto elita, për shkak se shumë prej institucioneve të rëndësishme, siç është Prokurori i Shtetit, janë të komprometuara politikisht.

Ndërkaq, si sfidë e tretë me të cilën Kosova përballet renditet edhe çështja e identitetit, si dhe e raporteve mes dy komuniteteve më të mëdha etnike – shqiptarëve dhe serbëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme