Trump deklaron se libri për administratën është plot gënjeshtra

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:57 | Nga

Donald Trump ka deklaruar që libri i cili përmban shkrime dëmtuese për administratën e tij është “përplot gënjeshtra”.

Në këtë libër citohet ish këshilltari i Trump, Steve Bannon, duke përshkruar takimet me një grup rusësh në të cilat ishte prezent i biri i Trump.

Në këtë libër gjithashtu portretizohet Trump i befasuar me fitoren e tij presidenciale.

Avokatët e presidentit kanë tentuar të bllokojnë publikimin e librit “Fire and Fury: Inside the Trump White House” me autor Michael Wolff, i cili ka filluar shitjet me herët se që ishte e planifikuar.

People queue in Washington DC to buy Fire and Fury: Inside the Trump White House by Michael Wolff

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme