Trump thotë se lëshimi i raketave nga Korea e Veriut nuk e “shkelë besimin”

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk e konsideron lëshimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut, si “një shkelje të besimit”.

Në një intervistë për Politico, Trump ka minimizuar testimin e raketave nga Koreja e Veriut, duke i quajtur ato si “gjëra shumë standarde”, shkruan Reuters.

“Ato janë me rreze të shkurtër veprimi dhe unë nuk e konsideroj këtë gjë si një shkelje të besimit. Ju e dini se i marr seriozisht këto gjëra, por jo në këtë rast”.

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtët veprimi të enjten, e cila është prova e dytë e saj brenda një jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme