Trump thotë se ndonjë luftë SHBA-Iran s’do të zgjaste shumë

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ndonjë luftë në mes vendit të tij dhe Iranit do të ishte e atypëratyshme.

Megjithatë ai ka theksuar se dëshira e tij është që të shmanget konfrontimi ushtarak, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Shpresoj që nuk do të ndodhë, por do të jemi në pozicion të vështirë nëse ndodh”, ka thënë Trump.

“Nuk do të vë rrënjë në tokë…po them vetëm se nëse diçka ndodh, nuk do të zgjaste shumë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme