Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Trupat e pajetë të mërgimtarëve që pësuan nga aksidenti kanë arritur në Kosovë përmes transportit rrugor.

Ndryshe, të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ata janë pritur të martën në mbrëmje, nga kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme